top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KQZ I HOQI MANDATIN FREDI BELERIT | KRYEMINISTRIA I KA DËRGUAR LETËR PRESIDENTIT BEGAJ QË TË CAKTOJË DATËN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME PËR HIMARËN.

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave ka nisur procedurën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, pasi KQZ shpalli sot të pavlefshëm mandatin e z. Fredi Beleri, duke hapur kështu boshllëkun (vakancën) për një kryetar të ri bashkie.

 

Me anë të një kërkesë zyrtare drejtuar Presidentit Bajram Begaj, Këshilli i Ministrave ka njoftuar kreun e shtetit për krijimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, duke kërkuar kështu caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor.

 

Letra është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

 

Nisur nga sa më sipër dhe në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe neni 61, paragrafi 4, i ligjit nr.139/2015, ‘Për vetëqeverisjen vendore’, ju njoftojmë për krjimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, e si rrjedhim caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Himarë brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, thuhet në kërkesë.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik 2024) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page