KOSATO (COSSATO); ITALI | DEPUTETI EMANUELE POCOLO (POZZOLO) U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË GJENDJE TË DEHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 2 min read

Kosato (Cossato), Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Deputeti Emanuele Pocolo (Pozzolo), u përfshi në aksident automobilistik në gjendje të dehur.
Ai humbi kontrollin e automjetit të tij, duke dalë nga rruga pranë qytetit Kosato (Cossato).
Testi i alkoolit tregoi se ai kishte një nivel alkooli në gjak sa dyfishi i kufirit të lejuar, gjë që solli pezullimin e menjëhershëm të lejës së drejtimit (patentës) dhe një procedim penal.
Gjatë një feste mbrëmjen e 31 dhjetorit 2023, nga një pistoletë në pronësi të tij u shkrep një plumb që plagosi njërin prej të ftuarve.
Për këtë ngjarje, në tetor të vitit 2025, Gjykata e Biellës e dënoi atë në shkallë të parë me 15 muaj burg (dënim i pezulluar me kusht) për mbajtje të jashtëligjshme të armës së zjarrit.
Ai është politikan, deputet në Dhomën e Deputetëve të Italisë.
Ai ka lindur më 25 gusht 1985 në Verçeli (Vercelli); me profesion është konsulent juridik.
Në shkurt të vitit 2026, ai iu bashkua lëvizjes politike “Futuro Nazionale”, e themeluar nga Gjenerali Roberto Vanaçi (Vannacci).
Ai është pjesë e këtij grupi brenda Grupit të Përzier (Gruppo Misto) në parlament.
Ai u zgjodh deputet në vitin 2022 me partinë e Kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni, Fratelli d'Italia.
Ai u përjashtua zyrtarisht nga kjo parti në muajin shkurt të vitit 2025 dhe u largua nga grupi i saj parlamentar në muajin maj të po atij viti për shkak të skandaleve ligjore.
Më parë ka qenë pjesë e lëvizjes rinore të “Alleanza Nazionale” dhe më pas këshilltar komunal me partinë “Lega Nord” në vendlindjen e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments