top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORTONE (CORTONE): U VRA FRANÇESKO KIMIRRI (FRANCESCO CHIMIRRI) | VRASËSI NJË POLIC EKSPERT U LINÇUA NË NJË LAGJE GETO KRIMI NGA TË AFËRMIT E VIKTIMËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Z. Françesko Kimirri (Francesco Chimirri), qytetari i vrarë në Kortone (Crotone) nga një polic.

Kortone, Itali | Një karabinier italian ndoqi dhe më pas shtiu me armë zjarri duke vrarë z. Françesko Kimirri (Francesco Chimirri), me moshë 44 vjeç, banues në Kortone (Krotone).

 

Polici u dhunua fizikisht me grushte dhe me shqelma nga familja e viktimës dhe përfundoi në spital me një prognozë të rezervuar tash për tash ndaj publikut.

 

Ngjarja ndodhi pasdite në Kortone (Crotone).

 

Hetimet nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Krahinore janë duke u zhvilluar për rindërtimin e fakteve.

 

Viktima është shefi i picave, i njohur edhe si shumë aktiv në Tik Tok, ku kishte gati 158 mijë ndjekës.

 

Për momentin janë mësuar vetëm inicialet dhe mosha e GS, 37 vjeç, për policin që e vrau, me detyrë në komisariatin e Kortones (Crotone).

 

Agjenti u shtrua në spitalin Katanxaros (Catanzaro), ku në orët e ardhshme do t'i nënshtrohet një operacioni për dëmtimet e shumta që ka pësuar, veçanërisht në fytyrë. Megjithatë, polici nuk ishte në rrezik për jetën.

 

Historia filloi në Izola Kapo Rixuto (Isola Capo Rizzuto), një qytet disa kilometra larg Kortones (Crotone).

 

Sipas një rikonstruksioni fillestar, polici i cili ishte me rroba civile dhe jashtë detyrës, ka vënë re z. Kimirri (Çimirri) duke goditur me makinën e tij disa makina të parkuara.

 

Pasi kishte vënë re skenën, ai nisi të ndiqte z. Kimirri (Chimirri), krahas makinës së tij dhe ta arrinte atë vetëm në qendër të qytetit të Kortones (Crotone), në lagjen Kampanaro (Campanaro), e cilësuar nga hetuesit si me ndjeshmëri të lartë kriminale, sepse aty jetojnë kriminelë të shumtë.

 

Kur dy makinat ndaluan, z. Kimirri (Chimirri) ka tentuar të sulmojë policin, i cili ndërkohë kishte zbritur nga makina e tij.

 

Në atë moment ka qenë reagimi i policit, i cili ka rrëmbyer pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar tre të shtëna në drejtim të dyzet e katër vjeçarit, prej të cilave vetëm një ka arritur tek ai, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Pikërisht në atë moment disa nga familjarët dhe të njohurit e z. Kimirri (Chimirri) i janë hedhur në drejtim të policit duke e goditur me shqelma dhe grushta.

 

Vetëm ndërhyrja e karabinierëve, të cilët, ndërkohë kishin mbërritur në vendngjarje, bëri të mundur qetësimin e situatës, ndonëse me shumë vështirësi, duke e nxjerrë policin nga një situatë shumë kritike për të.

 

Për të rikonstruktuar në çdo detaj dinamikën e asaj që ndodhi, policia ka marrë pamjet e regjistruara nga kamerat e sistemit të vëzhgimit me video të instaluara në zonë.

 

Ushtria po dëgjon si dëshmitarë edhe personat që kanë qenë dëshmitarë të skenës.

 

Objektivi i hetimeve, në veçanti, është rindërtimi i të gjithë dinamikës së ngjarjeve që kulmuan me vdekjen e z. Françesko Kimirri dhe identifikimi i personave që sulmuan dhe për pak linçuan policin, për t'i vënë nën përgjegjësitë e tyre.

 

Një detyrë e vështirë edhe sepse skena e sulmit ka ndodhur jashtë fushës së shikimit të kamerave.

 

Historia bëri bujë si në Crotone ashtu edhe në Izola Kapo Rixuto.

 

Polici ka disa vite në shërbim dhe konsiderohet një polic ekspert dhe shumë profesionist.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page