top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOREJE E JUGUT: KËRKOHET URDHËR I RI ARRESTI PËR ISH-PRESIDENTIN YOON SUK YEOL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read

Seul, Kore e Jugut | Prokurorët e Koresë së Jugut kanë kërkuar një urdhër të ri arresti për ish-Presidentin Yoon Suk Yeol, raportuan mediat vendore, duke vënë në dukje se ish-presidenti është marrë në pyetje dy herë, së fundmi gjatë një seance nëntë-orëshe.


Z. Yoon u shkarkua zyrtarisht nga detyra në muajin prill pasi u ngrit në akuzë penale dhe u pezullua nga parlamenti për përpjekjen për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe për të përmbysur rendin kushtetues të vendit.


Ish-kreu i shtetit u paraqit në gjykatë me akuzat për kryengritje dhe u mor në pyetje nga një prokuror i Posaçëm (Special) që heton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.


Më 28 qershor, ish-presidenti Yoon u paraqit para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm (Special) të Seulit, por refuzoi të merrej në pyetje.


Mbrojtja e tij po sfidon legjitimitetin e marrjes në pyetje, të cilat, u kryen nga një anëtar i policisë dhe prokurorë të Posaçëm që hetonin vendosjen e shkurtër të gjendjes ushtarake më 3 dhjetor.


Prania e një zyrtari të policisë është e diskutueshme sepse zyrtari kishte qenë përgjegjës për hetimin përpara se ai t'i dorëzohej Zyrës së Prokurorit të Posaçëm.


Paraqitja e 28 qershorit ishte paraqitja e parë e ish-presidentit para një organi hetues në rreth pesë muaj.


Ish-Presidenti Yoon ishte thirrur më parë më 5, 12 dhe 19 qershor, por nuk u paraqit në asnjë nga tre datat.


Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Posaçëm, e udhëhequr nga Cho Eun-suk, paraqiti një peticion në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit duke kërkuar një urdhër arresti për ish-presidentin.


Zyra e Prokurorit të Posaçëm filloi punën pas miratimit në fillim të qershorit të një projektligji që kërkonte një hetim të pavarur mbi akuzat për kryengritje kundër ish-Presidentit Yoon.


Hetimi duhet të përfundojë brenda 150 ditëve.


Gjykata Kushtetuese e shkarkoi ish-Presidentin Yoon Suk Yeol nga detyra më 4 prill, pasi ai u ngrit në detyrë nga Asambleja Kombëtare njëdhomëshe.


Gjykata vendosi që ish-Presidenti Yoon shkeli detyrat e tij për të mbështetur Kushtetutën dhe tradhtoi besimin e popullit duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mungesë të një krize të vërtetë kombëtare.


Ish-Presidenti Yoon është në gjyq në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit me akuzat për kryengritje dhe abuzim me pushtetin.


Akuza penale për kryengritje mbart një dënim deri në burgim të përjetshëm dhe dënimin me vdekje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page