top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | U ARRESTUA FRANKO NYAWELLA (NGA SUDANI); TRAFIK EMIGRANTËSH DREJT VENDEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 18
  • 2 min read
ree

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Franko Nyawella, me moshë 21 vjeç, qytetar nga Sudani.


Njoftim | Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.


Vijojnë operacionet kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.


Finalizohet operacioni i koduar “Northward”, vihet në pranga një 21-vjeçar (shtetas sudanez), që organizonte dhe kryente këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës.


21-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Tresenik, Devoll, duke shoqëruar 2 shtetas sudanezë që kishin kaluar kufirin me Greqinë, në mënyrë të paligjshme.


I arrestuari është trajtuar 2 ditë më parë, me masën “Urdhër për largim vullnetar”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, finalizuan operacionin e koduar “Northward”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. N., 21 vjeç, banues në Sudan, shtet në Afrikën e Veriut.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të hynin në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page