KORÇË | NJË PAJISJE GPS (GLOBAL POSITIONING SYSTEM) “SISTEMI I POZICIONIMIT GLOBAL” U GJET POSHTË NJË AUTOMJETI TË MARKËS “AUDI” ME TARGË “AA 676 YJ”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17
- 2 min read

Rruga “Petraq Shomo”, Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një pajisje GPS (Global Positioning System), e thënë në gjuhën shqipe “Sistemi i Pozicionimit Global”, u gjet poshtë një automjeti të markës “Audi”, me targë “AA 676 YJ”.
Zona ku gjendej automjeti u rrethua me shirita sepse fillimisht u dyshua se në të ishte vendosur lëndë plasëse.
Në lidhje me sa më sipër u shoqërua për intervistim policor drejtuesi i automjetit:
1- Z. Gëzim Pasho.
Njoftim | Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit G. P., është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.
Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.
Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.
Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments