top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITSHËM KORÇË SHQIPTOI MASË SIGURIMI “ARREST SHTËPIE” NDAJ MJEKUT NIKOLLA NUNKA; U DENONCUA PËR NGACMIM SEKSUAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 14
  • 2 min read

Korçë, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shqiptoi masë sigurimi “arrest shtëpie” ndaj:

1- Z. Nikolla Nunka, me profesion mjek.


Ai u denoncua nga një subjekt (femër), me moshë 21 vjeçe, për ngacmim seksual në ambientet spitalore.


Njoftim | Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot, më datë 14.05.2026, ora 13.00, seanca me objekt:


“Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim N.N, ku gjykata në përfundim vendosi:


Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për këtë shtetas, u tha shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Deklaratë | “Në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktorit.


Kur unë po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi më pas vazhdoi me aplikimin e kremit.


Unë u shmanga kur më puthi, unë ngela pa fjalë.


Më pas vazhdoi me kremin që ishte për infeksion vaginal dhe ai thoshte ri në këtë pozicion dhe lëvizjet e gishtave që nuk ishin të duhura për një mjekim, edhe pozicionet.


Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita dhe dola me gjyshen dhe shkova te dhoma.


Më kishte thënë që të prezantohesha për të hënën në orën 8 dhe 6 që të aplikonte kremin dy herë në ditë.


Pata një ballafaqim me doktorin kur u bë denoncimi.


Unë i thashë atij të vërtetën, që këto gjeste i ke bërë. Më tha që jo nuk e kam bërë, unë i thashë që të të vijë turp.


Po ta bënte ai punën siç unë nuk do kishte arsye pse ta sillja situatën këtu. Nuk është e vërtetë që unë e bëra për lekë.


Unë erdha këtu për pushime nga gjyshërit. Nuk më mungojnë lekët”.


Kështu deklaroi denoncuesja në një emision televiziv.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page