top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOPSHTI BOTANIK I MBRETËRISË SË BASHKUAR E EMËRTOI NJË TRËNDAFIL ME EMRIN E PRINCESHËS KEIT (KATE) PËR TË FESTUAR GUXIMIN E SAJ NË SËMUNDJE DHE FORCËN E NATYRËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Shoqëria Mbretërore Hortikulturore, institucioni historik hortikulturor i Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se i ka vënë një trëndafili emrin e Princeshës Keit (Kate) për të festuar fuqitë shëruese të natyrës.

 

Është gjithashtu një homazh për guximin e treguar nga bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit Uilliam (William) në përballimin e diagnozës së kancerit vitin e kaluar dhe periudhës shumë të vështirë të kimioterapisë dhe rikuperimit që përfundoi me faljen e saj nga sëmundja, duke i lejuar asaj të rikthehej në një aktivitet publik gjithnjë e më intensiv.

 

Lulja e zgjedhur për princeshën, me nofkën “Trëndafili i Katerinës”, i përket varietetit të quajtur floribunda.

 

Përshkruhet si më poshtë:

1- Ngjyrë rozë korali me një aromë që të kujton mangon.

 

Clare Matterson, drejtoreshë ekzekutive e RHS, tha se lulja do të rriste ndërgjegjësimin se si natyra dhe kopshtaria mund të ndihmojnë në shërim.

 

Këtë vjeshtë, 15000 trëndafila të Kethrinës (Catherine) do të jenë në dispozicion, me të ardhurat nga shitjet që do të shkojnë për Royal Marsden Cancer Charity, e cila, mbështet qendrën e kancerit në spitalin e Londrës ku u trajtua Princesha e Uellsit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page