
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Tre derra u vodhën nga një galeri arti në Kopenhagë, ku ishin pjesë e një instalacioni arti të diskutueshëm që synonte të denonconte mizorinë e fermave, duke i lënë të tre kafshët të vdisnin nga uria.
Puna kishte ngritur një debat të fortë në opinionin publik danez.
Tre derrkucët u mbajtën në kafaze pa ushqim dhe artisti parashikoi vdekjen e tyre gjatë ekspozitës.
“Këta janë tre derra që do të kishin ngordhur gjithsesi sepse ishin shumë të dobët.
Dhe këtu ata marrin ushqim, ujë dhe më shumë hapësirë se sa do të kishin pasur në stallën e derrave konvencionale daneze, ku më shumë se 20000 derra ngordhin çdo ditë”, tha artisti Marko (Marco) Evaristti, përgjegjës për ekspozitën “And Now You Care”, për agjencinë daneze të lajmeve, “Ritzau”.
Një temë, për më tepër, ajo e bujqësisë intensive, ndihet shumë në Danimarkë, ku ka 5000 ferma blegtorale në të cilat prodhohen afërsisht 28 milionë derra në vit, 90% e të cilëve eksportohen, sipas të dhënave nga këshilli danez i Bujqësisë dhe Ushqimit.
Ditën e djeshme ndodhi vjedhja e tre kafshëve, pak para hapjes së ditës së dytë të ekspozitës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti, i cili ka shtuar se vjedhjen e ka denoncuar në polici.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments