Londër, Britani e Madhe | Konsumimi i cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit me ngrohje tek të rinjtë është në rritje, por mjekët e sëmundjeve të brendshme paralajmërojnë se ka rreziqe serioze për shëndetin, nga inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes e deri te ndryshimet e ADN-së.
Ky është alarmi i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Interne (Simi) në lidhje me përhapjen e duhanpirjes tek të rinjtë.
“Fatkeqësisht, përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit me ngrohje po rritet me një ritëm shqetësues tek të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët rrezikojnë të zhvillojnë një varësi nga nikotina dhe më pas t'i afrohen duhanpirjes tradicionale. Përdorimi i tyre tek të rinjtë duhet të kufizohet me çdo kusht”, thueht nga një prej drejtuesve të entit në fjalë, z. Antonelo Pietranxhelo (Antonello Pietrangelo).
“Varësia e shtuar nga duhani çon në rreziqe të tilla si inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve virale.
Për më tepër, megjithëse në një mënyrë të ndryshme në krahasim me cigaret tradicionale, cigaret elektronike dhe produktet duhani i ngrohur përmbajnë kimikate të afta për ndryshimin e ADN-së dhe kjo mund të favorizojë shfaqjen e tumoreve vite më vonë, përdoruesit e cigareve elektronike kanë një incidencë më të lartë të astmës dhe COPD (sëmundje kronike obstruktive pulmonare) sesa joduhanpirësit.
Një fakt që hedh poshtë mitin e padëmshmërisë së cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit me ngrohje”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
header.all-comments