top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KONGRESI I MBRETËRISË SË SPANJËS MIRATOI PËRFUNDIMISHT LIGJIN E AMNISTISË PENALE PËR SEPARATISTËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30, 2024
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Ligji i amnistisë për të implikuarit në procesin secesionist në Katalonjë, nga nëntori 2011 deri në nëntor 2023, u miratua përfundimisht sot nga Kongresi Spanjoll.

 

Masa që revokonte veton e vendosur nga Senati mori 178 vota në favor të shumicës progresive Psoe-Sumar, të mbështetur nga partitë nacionaliste dhe rajonale baske dhe katalane, dhe 172 kundër nga partitë opozitare, Partia Popullore, e djathta ekstreme Vox dhe deputeti i UPN-së.

 

Legjislacioni i diskutueshëm hap rrugën për kthimin në Spanjë të ish-presidentit Karl Puxhdemont (Charles Puigdemont), i cili u largua jashtë vendit në muajin tetor të vitit 2017.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page