KONFLIKT NË AKSIN RRUGOR “MANZË-MAMINAS” | U ARRESTUA ARDIAN HOXHA BANUES NË MANZË: AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË GJAHU NDAJ NJË 26-VJEÇARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 2 min read

Fshati Manzë, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Ardian Hoxha, me moshë 49 vjeç.
Ai akuzohet se shtiu me armë gjahu në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, pas një konflikti të çastit për një manovër të gabuar në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.
Njoftim | Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.
Qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte.
Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi A. H. 49 vjeç, banues në Manzë.
Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น