top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KONFLIKT ME THIKA DHE ME ARMË MES PUSHUESVE BULLGARË NË PLAZHIN GREK TË KALKIDHIQISË (HALKIDIKI).

Kalkidhiqi, Greqi | Një incident i dhunshëm me të shtëna dhe goditje me thikë ka ndodhur para mesnatës të së premtes (17.8.2024) në një bar plazhi në Haniotis, Kalkidhiqi (Halkidiki).

 

Sipas medias vendase halkidikinews.gr, episodi i përgjakshëm ka ndodhur mes klientëve bullgarë dhe para syve të befasuar të dhjetëra njerëzve, të cilët në atë moment po argëtoheshin.

 

Si pasojë e ngjarjes janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar në Qendrën Shëndetësore Kassandreia, ndërsa i plagosuri nga një armë zjarri është dërguar në spitalin Polygyros.

 

EL.AS heton shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi episodi kriminal i përgjakshëm.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page