Buenos Aries, Argjentinë | Ka një konflikt të hapur në Amerikën Latine për figurën e Kristofor Kolombit: versioni i mbështetur nga presidenti ultra-liberal argjentinas, Javier Milei, sipas të cilit ai solli qytetërimin në Amerikë.
Ky version u kundërshtua së fundi nga udhëheqësja e krahut të majtë të Meksikës, Klaudia (Claudia) Sheinbaum, kundër tezës që i sheh kulturat indigjene të rajonit si inferiore.
“Zbarkimi i eksploruesit italian shënoi fillimin e qytetërimit në kontinentin amerikan”, lexojmë në një mesazh në mediat sociale të publikuar nga presidenti Milei për të përkujtuar datën e 12 tetorit 1492.
Megjithatë, udhëheqës të tjerë të Amerikës Latine tani përqafojnë një qëndrim më kritik, duke njohur abuzimet e kryera nga dominimi spanjoll dhe portugez, duke përfshirë masakrat, punën e detyruar dhe plaçkitjet.
“Për shumë vite na thoshin se po vinin për të na civilizuar. Jo! Kishte tashmë kultura të shkëlqyera këtu”, tha presidentja e Shtetve të Bashkuara të Meksikës Sheinbaum, duke përmendur kontributet e Olmekëve dhe të Aztekëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments