KONFERENCA E PARË EVROPIANE MBI ARTIN E NEGOCIATAVE DO TË MBAHET NË UNIVERSITETIN E SORBONËS | 2 DITË; 100 FOLËS; 30 VENDE; 6 KONTINENTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 3
- 2 min read

Paris, Francë | “Evropa e besimit lind në Sorbonë”: Konferenca e parë Evropiane e Negocimit do të mbahet më 5 dhe 6 qershor brenda mureve të Universitetit të lashtë të Parisit, dy ditë, njëqind folës, 30 vende dhe 6 kontinente.
Qëllimi i iniciativës së promovuar nga italiani Françesko Marki (Francesco Marchi) është të rilançojë kulturën e negociatave si një mjet strategjik për t'iu përgjigjur sfidave të mëdha të kohës sonë - nga konfliktet gjeopolitike te ndryshimet klimatike, nga inteligjenca artificiale te qeverisja demokratike.
Programi përfshin 14 panele tematike, punëtori interaktive dhe tryeza të rrumbullakëta me personalitete të shquara, duke përfshirë përfaqësues të OKB-së, profesorë nga Harvard dhe Sciences, dhe negociatorë paqeje aktivë në Ukrainë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Ndërsa luftërat, algoritmet dhe përçarjet sociale riformësojnë kontinentin, akademikë, diplomatë, aktivistë dhe negociatorë ndërkombëtarë bashkohen për të themeluar hapësirën e parë transnacionale kushtuar artit të harruar të përballjes dhe dialogut.
“Pse të marrësh pjesë në Konferencën Evropiane të Negociimit? Sepse negocimi nuk është një teknikë. Nuk është një produkt. Është një mënyrë të menduari. Një mënyrë jetese. Një mënyrë për të ndërtuar paqen”, tha z. Marki (Marchi), krijuesi i lëvizjes ENEA (Shoqata Evropiane e Negociimit).
“Konferenca do të hapet me një gjest më elokuent se çdo fjalë: Muri i Panegociueshëm, një vepër arti e bërë me vizatime nga fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme.
Një vepër kolektive që u kërkon të rriturve të ndalen, të dëgjojnë dhe të fillojnë përsëri nga aty: nga ajo që vërtet nuk mund të tregtohet. Sepse paqja, përpara se të jetë një traktat, është një edukim”, tha z. Marki (Marchi).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments