top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMUNIKIMET NË PLATFORMËN E KODUAR SKY ECC MES PËLLUMB GJOKËS DHE FUNKSIONARIT TË POLICISË SË SHTETIT ARDIT HASANBEGAJ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | “…si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…”, shkruan z. Pëllumb Gjoka në një komunikim telegrafik të kryer në platformën e koduar SKY ECC drejtuar z. Ardit Hasanbegaj, ish-funksionar i Policisë së Shtetit në Shkodër.

 

“…mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam ç’i bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjer emra të tjerë…”, përgjigjet funksionari policor Hasanbegaj.

 

“…Ishalla…”, shkruan z. Gjoka.

 

“…se po pyesin, nuk jam aty që ti thoja mos fol se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…”, shkruan funksionari policor Hasanbegaj.

 

“…shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…”, shkruan z. Gjoka.

 

“…po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit, që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…”, shkruan funksionari policor Hasanbegaj.

 

Pasi kalojnë rreth gjashtë orë nga zhvillimi i kësaj bisede z. Gjoka i shkruan sërish funksionarit policor Hasanbegaj.

 

“…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?”, duke nënkuptuar se subjekte kriminalë të lidhur me subjektin e arrestuar dyshojnë se arrestimin e ka bërë zv/drejtori i Policisë Shkodër, Hasanbegaj.

 

“…jo jo nuk ka folë fare. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…”, shkruan funksionari policor Hasanbegaj.

 

“…as Tirana…?”, shkruan z. Gjoka.

 

Kusho, (e ka fjalën për z. Mir Bruli nga Velipoja - i cili u arrestua së fundi së bashku me 50 veta), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…”, shkruan z. Pëllumb Gjoka (kuptohet se z. Bruli ka pasur probleme të karakterit penal në Malin e Zi).

 

Po i kanë ardhur sot, kur i paskan ardhur, unë kam qenë që të premten këndej…”, shkruan funksionari policor Hasanbegaj.

 

“…a merr ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shih nesër kur të shkosh…se ai më tha…”, shkruan z. Gjoka.

 

“…Po jo mo vëlla, ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazez? Se do mi kishin thënë…”, shkruan funksionari policor Hasanbegaj.

 

“…ok ok vëlla, shif nesër kur të shkosh…”, shkruan z. Gjoka.

 

Nga sa më sipër, duket sheshit, rekrutimi dhe përdorja si zar që z. Gjoka i ka bërë funksionarit policor Hasanbegaj në funksion të interesave të tij kriminale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page