top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KOMPANITË RUSE PËRDORIN BITCOIN PËR TË SHMANGUR SANKSIONET PERËNDIMORE | RUSIA KËTË VIT LEJOI QË KRIPTOVALUTAT TË PËRDOREN NË TREGTINË E JASHTME DHE NDËRMORI HAPA PËR TË LEGALIZUAR MINIERAT E KRITOVE.

Moska, Federata Ruse | Bitkoini (Bitcoin) dhe monedha të tjera dixhitale kanë filluar të përdoren nga kompanitë ruse në pagesat ndërkombëtare pas ndryshimeve legjislative që lejuan një përdorim të tillë për të kundërshtuar sanksionet perëndimore”, tha ministri i Financave Anton Siluanov.

 

Tregtia e Rusisë me atë të Kinës ose Turqisë është komplikuar nga sanksionet, pasi bankat lokale janë jashtëzakonisht të kujdesshme në lidhje me transaksionet që lidhen me Rusinë për të shmangur shqyrtimin nga rregullatorët perëndimorë.

 

Rusia këtë vit lejoi që kriptovalutat të përdoren në tregtinë e jashtme dhe ndërmori hapa për legalizimin e minierave të kriptomonedhave, përfshirë bitkoinin (bitcoin). Rusia është një nga udhëheqësit botërorë në minierat e bitkoinit (bitcoin).

 

Z. Anton Siluanov duke folur për kanalin televiziv “Russia 24” tha: “Nën regjimin eksperimental, është e mundur të përdoren bitkoinsa, të cilat ne i kishim minuar këtu në Rusi (transaksionet e tregtisë së jashtme). Transaksione të tilla tashmë po ndodhin. Ne besojmë se ato duhet të zgjerohen dhe zhvillohen më tej. Jam i sigurt se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

 

Ai gjithashtu shtoi se pagesat ndërkombëtare në monedhat dixhitale përfaqësojnë të ardhmen.

 

Presidenti Vladimir Putin në fillim të këtij muaji tha se administrata aktuale e SHBA-së po minon rolin e dollarit si monedhë rezervë dhe po e përdor atë për qëllime politike, duke detyruar shumë vende të kthehen në asete alternative.

 

Si pjesë e tyre, ai veçoi bitkoinin, duke shtuar gjithashtu se askush në botë nuk mund ta rregullonte atë.

 

Nëpërmjet deklaratave të tij, presidenti rus Putin tregon se mbështet përdorimin e gjerë të kriptomonedhave.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page