top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA “META” PO PUNON NË NDËRTIMIN E ROBOTËVE HUMANOIDË PËR PËRDORIM SHTËPIAK.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Kompania “Meta” po punon në ndërtimin e robotëve humanoidë për përdorim shtëpiak.
Kompania “Meta” po punon në ndërtimin e robotëve humanoidë për përdorim shtëpiak.

Uashington, Amerikë | Ka robotë humanoidë në të ardhmen e kompanisë “Meta”.

 

Pas shkurtimeve të ndryshme që kanë ndikuar në ndarjen eksperimentale të Reality Labs ndër vite, z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) thuhet se ka vendosur t'i besojë këtij të fundit projektin e ri, nën drejtimin e z. mark Uaitn (Marc Whitten), më parë në Cruise, Amazon, Sonos dhe Microsoft, ku ai ndihmoi në gjetjen e ekipit të Xbox.

 

Ndryshe nga humanoidet e Figure AI dhe kompania e drejtuar nga z. Illn Mask (Elon Musk), Tesla, të cilat, janë krijuar kryesisht për aktivitete në fabrika dhe uzina ato të kompanisë “Meta” do të kishin një qëllim për përdorim shtëpiak.

 

Sipas thashethemeve të mbledhura nga agjencia e lajmeve Bllumbërg (Bloomberg), gjigandi amerikan po punon me dy kompani të specializuara, Unitree Robotics dhe Figure AI, për të studiuar fizibilitetin e projektit.

 

Në një memo të brendshme, menaxheri i kompanisë “Meta”, Endrju Bosuorth (Andrew Bosworth) u shpjegoi punonjësve se teknologjitë e zhvilluara në fusha të tilla si realiteti i shtuar dhe inteligjenca artificiale, nga gjurmimi i dorës deri te kuptimi i bazuar në kompjuter i botës reale, janë një pikënisje e shkëlqyer për zhvillimin e robotikës.

 

Ne jemi të fokusuar në robotët humanoidë të konsumit, me qëllimin për të maksimizuar aftësitë e platformës Llama”, thuhet në deklaratë.

 

Llama është emri i familjes së modeleve të AI që fuqizon iniciativat e AI të Kompaisë “Meta”, si dhe chatbot i Meta AI, i cili është i pranishëm në platformat sociale të grupit në vende të zgjedhura, ende të përjashtuara nga Bashkimi Evropian.

 

Ne besojmë se zgjerimi i portofolit tonë për të investuar në këtë hapësirë ​​vetëm do të rrisë vlerën e kompanisë “Meta” AI dhe programet tona të realitetit të përzier dhe të shtuar”, shkroi z. Bosuorth (Bosworth).

 

Vitet e fundit, divizioni i Reality Labs është racionalizuar me shkurtime të ndryshme të stafit, mbi 20000 subjekte midis vitve 2022 dhe 2023.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page