top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT (KPK) PËRJASHTOI NGA DETYRA PROKURORIN E VLORËS XHEMAL SALIAJ | U KONSIDERUA I KORRUPTUAR DHE I PAAFTË PROFESIONALISHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 7, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), pas problemeve dhe barrave të provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin.

 

Prokurori Saliaj i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe pati kërkuar konfirmim në detyrë, por trupa e kryesuar nga znj. Alma Faskaj, me relatore znj. Pamela Qirko dhe anëtare znj. Xhensila Pine, i ka gjetur problemet e konstatuara të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin.

 

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm z. Theo Jacobs.

 

Prokurori Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar përveç të tjerash edhe funksionin e drejtuesit të saj.

 

Prej vitit 2013, ai e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page