top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI I BASHKIMIT EUROPIAN KA INICIUAR PROCEDURA FORMALE KUNDËR TIKTOK-ut PËR SHKELJE TË DYSHUARA TË AKTIT TË SHËRBIMEVE DIXHITALE PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RUMANI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bruksel, Belgjikë | Komisioni i Bashkimit Europian ka iniciuar procedura formale kundër TikTok-ut për shkelje të dyshuara të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) në lidhje me detyrimin e TikTok-ut për të vlerësuar dhe zbutur rreziqet sistematike që lidhen me integritetin e zgjedhjeve, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale në muajin nëntor, ku fitoi çuditërisht kandidati pro-rus i ekstremit të djathtë, Kalin Georgesku (Călin Georgescu).

 

Ekzekutivi i komunitetit e komunikon këtë. Vendimi për të nisur një hetim merr parasysh informacionin e marrë nga autoritetet rumune bazuar në raportet e inteligjencës të deklasifikuara, si dhe raportet e palëve të treta.

 

Ne kemi mbrojtur integritetin e platformës sonë gjatë më shumë se 150 zgjedhjeve në mbarë botën me iniciativa solide”, deklaroi një zëdhënës i TikTok-ut në lidhje me hetimin penal të hapur nga Bashkimi Europian kundër platformës pas zgjedhjeve në Rumani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page