top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI EUROPIAN ZGJEROI PËRDORIMIN E VAKSINËS MPOX TEK TË MITURIT NGA 12 DERI NË 17 VJEÇ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bruksel, Belgjikë | Komisioni ka zgjatur autorizimin e vaksinës Imvanex kundër lisë së majmunëve (Mpox) për adoleshentët e moshës nga 12 deri në 17 vjeç.

 

Imvanex është e vetmja vaksinë Mpox e autorizuar aktualisht në Bashkimin Europian, së bashku me një trajtim antiviral (Tecovirimat Siga).

 

Autorizimi vjen pas një rekomandimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila, e vlerësoi vaksinën efektive dhe të sigurt për këtë grupmoshë, specifikon Komisioni i BE-së në një shënim.

 

Vaksina në fjalë u autorizua për herë të parë në Bashkimin Europian në vitin 2013 për të mbrojtur të rriturit kundër lisë, dhe autorizimi u zgjat në vitin 2022 për të mbrojtur të rriturit kundër lisë së majmunëve.

 

Duke pasur parasysh rëndësinë e vaksinës, veçanërisht për Afrikën, EMA i ka dhënë përparësi kryesore vlerësimit të zgjerimit të autorizimit të vaksinës tek adoleshentët dhe Komisioni e ka autorizuar vaksinën përmes një procesi vendimmarrjeje të përshpejtuar.


EMA po bashkëpunon me autoritetet rregullatore afrikane për të avancuar autorizimet e vaksinave në rajonin afrikan, për të mbështetur reagimin ndaj epidemisë në rajon”, specifikohet në shënimin nga Brukseli.

 

Është një hap i rëndësishëm përpara që adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç tani mund të mbrohen kundër Mpox me një vaksinë të sigurt dhe efektive.


Megjithëse rreziku i përgjithshëm për t'u infektuar nga Mpox për popullatën e përgjithshme të Bashkimit Europian mbetet i ulët, ne po punojmë vazhdimisht në nivel evropian për të siguruar përgatitje të mirë.


Së bashku me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Shtetet Anëtare, Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Bashkimin Afrikan, duke përfshirë Qendrën Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Cdc Africa), dhe partnerë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së Mpox në kontinentin afrikan.


Vetëm përmes bashkëpunimit global do të jemi në gjendje të kapërcejmë urgjencat shëndetësore”, tha komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë, Stela Qirjaqidhis (Stella Kyriakides).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page