KOMISIONERI I LARTË I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT VOLKER TËRK (TÜRK) I BËRI THIRRJE IZRAELIT TË SHFUQIZOJË LIGJIN PËR GJYKATËN SPECIALE USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 13
- 1 min read
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Vollkër Tërk (Volker Türk), po bën thirrje për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Parlamenti (Knesset) izraelit që krijon një gjykatë të posaçme ushtarake për të gjykuar palestinezët e akuzuar për lidhje me sulmet e 7 tetorit 2023.
“Viktimat e mizorive të kryera më 7 tetor meritojnë drejtësi, por kjo nuk mund të arrihet përmes gjyqeve që nuk përmbushin standardet ndërkombëtare”.
Kështu tha Komisioneri Tërk (Türk), duke e quajtur dënimin e detyrueshëm me vdekje të tmerrshëm dhe që ka të ngjarë të shkaktojë një dështim të pakthyeshëm të drejtësisë për palestinezët e dënuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments