top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMANDANTI I KOMANDËS EUROPIANE TË SHTETEVE TË BASHKUARA (EUCOM) DHE FORCAVE SUPREME ALEATE PËR EUROPËN (SACEUR) GJENERALI KRISTOFER KAVOLI (CHRISTOPHER CAVOLI) PO VIZITON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | “Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), gjenerali Kristofer Kavoli (Christopher Cavoli), po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe për t’u takuar me udhëheqës shqiptarë, përfshirë presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama”, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

 

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nensi (Nancy) VanHorn mirëpriti gjeneralin Kavoli (Cavoli) në ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre.

 

Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page