top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMANDANTI I BRIGADËS KAN JUNIS (KHAN YUNIS) RAFAA SALAMEH U VRA NË SULMIN IZRAELIT NË MAUASI (MAWASI) DHE U VARROS SHPEJT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 14, 2024
  • 1 min read
ree

Gazë | Komandanti i Brigadës Kan Junis (Khan Yunis) Rafaa Salameh u vra në sulmin izraelit në Mauasi (Mawasi), dhe u varros shpejt.

 

Burime të paspecifikuara të Hamasit e raportuan këtë për gazetën në gjuhën arabe - por me qendër në Londër - “al-Sharq al-Awsat”.

 

Megjithatë, të njëjtat burime nuk kanë dashur të konfirmojnë apo mohojnë nëse kreu i Brigadave Kasem Sulejman Deif (Qassam Mohammed Deif), gjithashtu objektivi i sulmit, u vra.

 

Vrasjet e z. Salameh dhe z. Deif nuk janë konfirmuar ende nga Izraeli. Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se nuk ka siguri absolute.

 

Por nga ana e tij, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha AFP se z. Deif është gjallë pas sulmit izraelit në zonën Kan Junis (Khan Younis) që synonte eliminimin e tij, në të cilin vdiqën 90 njerëz. Deklarata është marrë edhe nga mediat izraelite.

 

Komandanti Mohammed Deif është mirë dhe mbikëqyr drejtpërdrejt operacionet e brigadave al-Qassam dhe rezistencën”, i tha entit emdiatik AFP një zyrtar i lartë i lëvizjes islamike palestineze nën mbulesën e anonimitetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page