KOLUMBIA HYN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË OKB-së | MORI 180 VOTA PRO (NGA 188 VENDET QË VOTUAN).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 4
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Kolumbia është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nga fillimi i vitit 2026 deri në fund të vitit 2027, do të zërë një nga 15 vendet e organit më të lartë ekzekutiv të OKB-së.
Vendi i Amerikës së Jugut mori 180 vota në favor të 188 vendeve që morën pjesë në zgjedhjet për rinovimin e Këshillit të Sigurimit, i cili, përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje, konkretisht nga:
1- Shtetet e Bashkuara.
2- Mbretëria e Bashkuar.
3- Franca.
4- Rusia.
5- Kina (shto këtu edhe dhjetë anëtarë të zgjedhur me rotacion, me mandate dyvjeçare).
Mediat kryesore të Kolumbisë raportuan se Kolumbia ishte anëtare e fundit e organit të OKB-së përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vitin 2011 dhe, këtë vit - raporton gazeta Vendi (El País) - bëri fushatë për zgjedhje nën sloganin: “Përvojë në Ndërtimin e Paqes”, duke pasur përvojë në dialogje dhe marrëveshje me grupe të ndryshme të armatosura për dekada, e fundit prej të cilave, u nënshkrua nga qeveria e ish-presidentit Juan Manuel Santos me guerilasit e FARC-ut, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, në vitin 2016.
“Kjo është një njohje e forcimit të politikës së jashtme që ka bërë presidenti Gustavo Petro”, tha Ministrja e Jashtme kolumbiane Laura Sarabia, në një mesazh në mediat e saj sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments