top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBIA DHE SHBA-ës RIHAPËN BASHKËBISEDIMIN PËR TRAFIKUN E DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 22
  • 1 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro zhvilloi një takim të gjatë, të sinqertë dhe konstruktiv me të Ngarkuarin me Punë të ShBA-ës në vend, Xhon Mek’Namara (John McNamara), i cili, u mbajt pas një shkëmbimi të nxehtë debatesh midis kreut të shtetit kolumbian dhe Presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) mbi rezultatet e luftës kundër trafikut të drogës.


Ministria e Jashtme kolumbiane e raportoi këtë në një deklaratë, duke specifikuar se të dy riafirmuan angazhimin e të dyja palëve për të përmirësuar strategjitë kundër narkotikëve dhe pranuan se ky ishte hapi i parë drejt kapërcimit të ngërçit aktual në marrëdhëniet dypalëshe, duke njoftuar takime të reja për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.


Gjatë takimit, Presidenti Petro riafirmoi angazhimin e qeverisë për të zgjeruar programin për të zëvendësuar kulturat e paligjshme, duke theksuar nevojën që Shtetet e Bashkuara të bazojnë vlerësimet e tyre në të dhëna reale në luftën kundër drogës, duke korrigjuar llogaritjet e mëparshme.


Në Bogotë, zgjerimi i plantacioneve të reja të gjetheve të kokës u ngadalësua nga +43% në vitin 2021 në +3% në vitin 2024.


Sekuestrimet e kokainës u rritën me 19% vetëm në vitin 2024, duke konfirmuar të pretenduarin efektivitet të strategjive të Kolumbisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page