KOLUMBI: U ARRESTUA ALMIR GJIDIAJ NGA TROPOJA | AKUZOHET PËR TRAFIK NDËRKOMBËTAR ARMËSH ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 27
- 1 min read

Ishujt Rozario, Kolumbi | Autoritetet kolumbiane të hetimit penal arrestuan:
1- Z. Almir Gjidiaj, me moshë 33 vjeç, me origjinë nga Tropoja.
Ai akuzohet për trafik armësh, por, rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.
Në vitin 2011 është arrestuar bashkë me tre veta të tjerë në Tiranë.
Ai ishte akomoduar në një hotel në ishujt Rozario (Rosario) kur u arrestua. Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.
Ai u përpoq të arratisej por pa sukses, u kap në oborrin e hotelit.
Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol-in u zbulua se ai kërkohej nga autoritetet shqiptare të hetimit penal.
Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.
Këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai rezulton se bënte pjesë në të njëjtin grup të strukturuar kriminal me te arrestuarin Admir Tutaj, i arrestuar në muajin gusht të vitit të shkuar, i cili u ekstradua në Shqipëri.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments