top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | RRETH 50 TË VDEKUR MIDIS GRUPEVE TË ARMATOSURA DISA DITË PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 28
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Përleshjet midis grupeve të armatosura të parregullta që i përkasin fraksioneve rivale të të ashtuquajturës disidencë FARC në Kolumbi thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e të paktën 50 guerilëve në rajonin qendror të Guaviare-së.


Përplasja brutale dhe kriminale thuhet se ka rezultuar në disa viktima, me sa duket anëtarë të këtyre grupeve të armatosura ilegale, disa prej të cilëve mund të jenë të mitur”.


Kështu tha Ministri i Mbrojtjes Pedro Sançez (Sánchez) Suarez në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).


Përplasja e armatosur ndodhi vetëm tre ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.


Trupat e Brigadës së 22-të aktualisht po mbajnë një prani strategjike në zonën rurale të San Jose del Guaviare, ku janë raportuar përleshje midis grupeve të armatosura ilegale.


Objektivi i tyre është të mbrojnë popullsinë civile, të forcojnë sigurinë, të ruajnë kontrollin territorial dhe të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Ushtria.


Ushtria ia atribuon përshkallëzimin e dhunës një mosmarrëveshjeje territoriale midis Shtabit të Përgjithshëm Qendror të udhëhequr nga z. Ivan Mordisko (krimineli më i kërkuar i Kolumbisë) dhe Shtabit të Përgjithshëm të Blloqeve dhe Fronteve të udhëhequr nga z. Aleksandër Diaz (Alexander Díaz) Mendoza, i njohur ndryshe si Kalarka (Calarcá).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page