KOLUMBI: 91000 NJERËZ TË PREKUR NGA DHUNA NË KATATUMBO | ALARMI I OKB-së PËR KONFLIKTIN MIDIS USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE ISH-GUERRILASVE TË FARK-ut.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 10
- 1 min read

Bogota, Kolumbi | Konflikti që vazhdon prej më shumë se një muaji midis guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) dhe disidentëve kriminelë të Forcave të Armatosura Revolucionare të shpërbëra të Kolumbisë në rajonin Katakumbo (Catatumbo) prek të paktën 91000 civilë.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), i cili, ngre alarmin veçanërisht për personat e zhvendosur, numri i të cilëve tashmë ka kaluar 50 mijë persona.
Qytetarët e detyruar të lënë shtëpitë e tyre janë drejtuar kryesisht në qytetet e Kakutës (Cúcuta), Tibu-së dhe Ocana-s, ku kërkojnë strehim në strehimoret e drejtuara nga qeveria, hotele ose me të njohur.
Këtyre - raporton OCHA - u shtohen edhe 27381 personat e kapur në shtëpitë e tyre ose që vuajnë kufizime në lëvizje për shkak të përleshjeve të armatosura.
Raporti thekson në mënyrë të veçantë rreziqet për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, nënshkruesit e traktatit të paqes të vitit 2016, udhëheqësit socialë dhe të komunitetit, të nënshtruar dhunës nga grupet e armatosura.
“Kërcënimet vazhdojnë ndaj kësaj popullate, të akuzuar nga secila organizatë se i përket ose bashkëpunon me një palë tjetër në konflikt”.
Sipas OKB-së, prania e kufizuar shtetërore i lë civilët të ekspozuar ndaj përleshjeve dhe sulmeve të vazhdueshme.
OCHA denoncoi se kriza është përkeqësuar më tej nga ngrirja e fondeve nga programet e ndihmës humanitare të SHBA.
Si rezultat, të paktën 120000 njerëz nuk kanë më akses në ndihmën humanitare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments