top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI: 3 KANDIDATË PRESIDENCIALË PEZULLUAN FUSHATËN E TYRE PËR SHKAK TË MUNGESËS SË SIGURISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Sulmi i së shtunës së kaluar kundër senatorit Miguel Uribe Turbai (Turbay), gjendja e të cilit mbetet shumë serioze, ka ndërprerë fushatën zgjedhore presidenciale të 31 majit 2026 në Kolumbi, e cila, sapo kishte filluar.


Tre kandidatë kanë anuluar fushatat e tyre zgjedhore pas sulmit.


Mediat kryesore kolumbiane e raportuan këtë, duke specifikuar se ata janë:

1- Ish-kryetarja e bashkisë së Bogotës, Klaudia (Claudia) López, e cila, anuloi një turne politik të planifikuar për ditët e ardhshme në dy departamente.

2- Z. Gustavo Bolivar (Bolívar), një nga figurat e krahut të majtë më të afërta me presidentin kolumbian Gustavo Petro.

3- Ish-ministri i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të qeverisë aktuale, Maurisio Lizkano (Mauricio Lizcano).


Partitë Centro Democrático, Cambio Radical, Liberale dhe Konservatore gjithashtu nuk morën pjesë në takimin e Komisionit Kolumbian për Garancitë Zgjedhore të thirrur nga Qeveria për të shqyrtuar garancitë e sigurisë zgjedhore, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme Luz Adriana Kamarago (Camargo) konfirmoi se do të thërrasë drejtorin e Unidad Nacional de Protección (UNP), agjencisë qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të sigurisë dhe shoqërimit për njerëzit në rrezik për aktivitetet e tyre politike, Augusto Rodríguez, ish-shoku i presidentit Petro në grupin gueril M19 (tashmë i shuar).


Pasi presidnti Petro raportoi kërcënime kundër vajzës së tij të dielën, ish-Presidenti Álvaro Uribe tha gjithashtu të hënën, më 9 qershor 2025, se edhe ai kishte marrë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page