KOLS: U ARRESTUA ADMIR LALA | NJË PUNONJËS I SUBJEKTIT TREGTAR NËN DREJTIMIN E TIJ VDIQ NË VENDIN E PUNËS I MBULUAR NGA NJË MASIV DHEU; KUFOMA NUK I ËSHTË GJETUR ENDE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 4
- 1 min read

Klos, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Admir Lala, me moshë 44 vjeç.
Ai ushtron funskionin e drejtuesit teknik të subjektit tregtar një punonjës i të cilit mbeti i vdekur në vendin e punës.
Viktima nuk është gjetur ende.
Njoftim | Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin Admir Lala, 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments