top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT SHKARKOI NGA DETYRA PROKUROREN E ELBASANIT ZENA LILA: HODHI POSHTË VENDIMIN E KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të enjten (19 shtator 2024) vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila.

 

KPA i gjeti të pabazuara në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) lidhur me pasurinë materiale të saj si subjekt rivlerësimi.

 

Prokurorja Lila nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga mbrojtësi i saj ligjor, z. Fatmir Lushi.

 

Njoftim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

 

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

 

– Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

 

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

 

U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.09.2024, thuhet në njoftimin e KPA-së.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page