top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT LA NË FUQI VENDIMIN PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË PROKURORIT ILIR HOXHA | U PËRJASHTUA PËRFUNDIMISHT NGA SISTEMI I DREJTËSISË PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 16
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin nga detyra të:

1- Prokurorit Ilir Hoxha.


Vendimi u mor nga Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

1- Z. Sokol Çomo (kryesues).

2- Znj. Ina Rama (relatore).

3- Znj. Albana Shtylla.

4- Znj. Mimoza Tasi.

5- Znj. Natasha Mulaj (të treja anëtare) lidhur me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 734, datë 22.01.2024.


Vendim | Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1- Lënien në fuqi të vendimit nr. 734, datë 22.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha.


Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, thuhet në vendim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page