top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT LA NË FUQI SHKARKIMIN E GJYQTARIT AVNI SEJDI DUKE E PËRJASHTUAR PËRFUNDIMISHT NGA RADHËT E PUSHTETIT GJYQËSOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, duke e nxjerrë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.


Trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga:

1- Z. Sokol Çomo (kryesues).

2- Znj. Ina Rama (relatore).

3- Znj. Albana Shtylla.

4- Znj. Mimoza Tasi.

5- Znj. Rezarta Schuetz (të treja anëtare), vendosën unanimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 733 të të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte evidentuar probleme me:

1- Pasurinë materiale (mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme).

2- Aftësitë profesionale.

3- Mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme.

4- Konflikt interesi.

5- Zvarritje të çështjeve nën gjykim dhe mosargumentim të vendimeve.

 

Njoftim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shpalli vendimin për çështjen nr. 10/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 733, datë 19.01.2024.

 

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:


Lënien në fuqi të vendimit nr. 733, datë 19.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi, thuhet në njoftimin zyrtar.


Z. Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës.


Në vitin 2007 u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page