Milano, Itali | Përdorimi i kokainës në Evropë nuk mendohej të kishte marrë hov deri në shekullin e 19-të.
Studiuesit gjetën kokainë në indin e mumifikuar të trurit të dy individëve që u varrosën në një kriptë të shekullit të 17-të në Milano, Itali, duke sugjeruar se Evropa kishte përvojë shumë më të hershme me kokainën sesa ishte dokumentuar më parë.
Së bashku me kolegët e saj, Gaia Giordano nga Universiteti i Milanos studioi disa trupa të mumifikuar që vdiqën diku në vitet 1600, të mbajtura në një kripte në ish-spitalin Ca' Granda.
Kur ajo dhe ekipi i saj testuan mostrat e indeve të trurit, ata gjetën gjurmë kokaine në dy prej trurve.
Në mënyrë tipike, droga nuk do të gjendej në trup pas disa muajsh, por ishte ende e dukshme gati katër shekuj më vonë.
“Është shumë e jashtëzakonshme të gjesh atë molekule”, tha Dr. Giordano.
Gjethet e kokës janë përdorur prej kohësh për përfitimet e tyre medicinale, të tilla si zbutja e dhimbjeve dhe rritja e energjisë. Sot, pothuajse 30% e kokainës në botë vjen nga Peruja, me vetë bimën e kokainës që daton 7000 vjet më parë.
Megjithatë, përdorimi i kokainës në Evropë nuk mendohej të kishte marrë hov deri në shekullin e 19-të, pasi një kimist gjerman e izoloi për herë të parë drogën nga bima e kokës.
Tani, kjo provë e re sugjeron se ka ekzistuar shumë më herët se sa kemi besuar më parë - rreth 200 vjet më parë.
Është e paqartë se kur saktësisht, koka arriti në Evropë.
Por znj. Kristin VanPull (Christine VanPool), një antropologe në Universitetin e Misurit, beson se kolonizatorët spanjollë në Amerikën e Jugut mësuan për vetitë analgjezike të kokainës dhe e përhapën fjalën.
“Unë mund ta imagjinoja atë skenar ku dikush e kaloi atë duke qenë vërtet i sëmurë dhe duke kërkuar ndihmë”, tha ajo në një intervistë.
Z. Benjamin Brin (Breen), një historian në Universitetin e Kalifornisë, Shën Kruz (Santa Cruz), sugjeroi gjithashtu se gjethet e kokës mund të jenë shitur te evropianët si një produkt mjekësor.
“Është e besueshme për mua që disa gjethe koka do të kishin bërë rrugën e tyre përtej Atlantikut për në Evropë si kuriozitet”, tha ai.
Është e paqartë nëse është përdorur për mjekësi apo për argëtim, por të dhënat spitalore nuk tregojnë ndonjë provë që mjekët administronin gjethe koke si pjesë e trajtimit përpara shekullit të 19-të.
Sidoqoftë, ato mumie sigurisht që kishin përvojën e tyre me kokainën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments