top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA PO NDËRTON KOMANDË USHTARAKE 10 HERË MË TË MADHE SE PENTAGONI | OBJEKTI QUHET “QYTETI USHTARAK I PEKINIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31
  • 2 min read

Pekin, Kinë | Kina po ndërton një qendër të re komanduese ushtarake pranë Pekinit që do të jetë më e madhja në botë, dhjetë herë më e madhe se Pentagoni.

 

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë thënë për gazetën amerikane “Financial Times”, siç raporton enti mediatik “Telegrafi”.

 

Pamjet satelitore të bazës, rreth 32 km në jugperëndim të kryeqytetit kinez, tregojnë një kantier ndërtimi me përmasa më shumë se 6 kilometra katrorë që ekspertët thonë se mund të strehojë bunkerë të përforcuar ushtarakë për të mbrojtur udhëheqësit ushtarakë të vendit në rast të një lufte bërthamore.

 

Pasi të përfundojë, struktura, e quajtur “Qyteti Ushtarak i Pekinit”, pritet të zbehë Pentagonin, selinë e mbrojtjes së SHBA-së, e njohur si ndërtesa më e madhe e zyrave në botë.

 

Pamjet e marra nga Financial Times, sugjerojnë se ndërtimi kryesor i projektit filloi në mesin e vitit 2024, ndërsa Ushtria Çlirimtare Popullore përgatitet për njëqindvjetorin e saj në vitin 2027.

 

Z. Shi Xhinping (Xi Jinping), presidenti i Kinës, ka paralajmëruar vazhdimisht se ai synon të aneksojë Tajvanin me këtë datë, duke paraqitur një kërcënim të madh për Shtetet e Bashkuara, të cilat, mbështeten në Taipei për furnizimet me mikroçipe.

 

Pavarësisht se punimet e ndërtimit ecin me ritme të shpejta, nuk ka asnjë përmendje zyrtare të bazës në faqet e internetit kineze.

 

Asnjë personel ushtarak nuk është i dukshëm në vend, por qasja në objekt është rreptësisht e ndaluar dhe shenjat jashtë objektit paralajmërojnë kundër fluturimit të dronëve ose fotografimit.

 

Shtigjet e njohura të ecjes aty pranë janë gjithashtu të ndaluara.

 

Një studiues kinez që kishte parë pamjet tha se vendi kishte të gjitha shenjat dalluese të një objekti të ndjeshëm ushtarak, me tunelet e tij të thella nëntokësore dhe betonin e armuar.

 

Pothuajse 10 herë më e madhe se Pentagoni, është e përshtatshme që ambiciet e Shi Xhinpingut (Xi Jinping) të kalojnë ato të Shteteve të Bashkuara”, tha studiuesi.

 

Z. Denis Uailldër (Dennis Wilder), ish-analist i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për Kinën, tha se nëse verifikohet, kompleksi i ri sinjalizon synimin e Pekinit për të zhvilluar aftësinë e avancuar të luftës bërthamore.

 

Vlerësimet e Pentagonit sugjerojnë se Kina do të ketë 1500 armë bërthamore operacionale deri në vitin 2035, e barabartë me fuqinë e zjarrit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page