top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA I PARAQITITI NJË NOTË PROTESTE PANAMASË PAS VENDIMIT TË KËSAJ TË FUNDIT PËR TË DALË NGA “RRUGA E MËNDAFSHIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 8
  • 1 min read

Panama | Zëvendësministri i Jashtëm kinez Zhao Zhiyuan thirri ambasadorin e Panamasë në Pekin, Miguel Humberto Lecaro Barcenas, për të shprehur kundërshtime solemne lidhur me vendimin e vendit të Amerikës Qendrore për të mos rinovuar Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin me Kinën në kuadër të Nismës së Brezit dhe Rrugës, e ashtuquajtura Rruga e Mëndafshit.

 

Takimi dhe përfaqësimet solemne u zhvilluan dje, një ditë pasi Panama konfirmoi vendimin e saj për t'u larguar nga Rruga e Mëndafshit”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Shinhua (Xinhua).

 

Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Panamasë dhe mbron barazinë midis vendeve të të gjitha madhësive, respektin reciprok dhe besueshmërinë në angazhim”, tha z. Zhao, duke shtuar se Kina kundërshton vendosmërisht Shtetet e Bashkuara që minojnë arbitrarisht marrëdhëniet Kinë-Panama (...) përmes presionit dhe kërcënimeve.

 

Ambasadori Lecaro, sipas agjencisë kineze Shinhua (Xinhua), tha se Panamaja po vlerëson marrëdhëniet e saj me Kinën dhe do t'i raportojë menjëherë qeverisë së tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Bình luận

Đã xếp hạng 0/5 sao.
Chưa có xếp hạng

Thêm điểm xếp hạng
bottom of page