top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA DETYROI RIATDHESIMIN NGA TAJLANDA TË 40 SHTETASVE KINEZË TË KOMBIT UJGUR | UNHCR: TË DREJTAT E NJERIUT DHE LIGJI NDËRKOMBËTAR JANË SHKELUR | OJQ: UJGURËT DO TË BIEN VIKTIMA TË TORTURAVE FIZIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 2 min read

Pekin, Kinë | Pekini ka konfirmuar riatdhesimin me forcë nga Tajlanda të 40 azilkërkuesve kinezë etnikë ujgurë, të cilët, ishin ndaluar për më shumë se një dekadë në një qendër imigrimi në Bangkok.

 

Masa, kanë denoncuar aktivistët e të drejtave të njeriut, i ekspozon ata që preken nga rreziku i torturës pas kthimit të tyre në Republikën Popullore të Kinës.

 

Sipas Ministrisë Kineze të Sigurisë Publike, megjithatë, ishte një përpjekje e koordinuar kundër krimit ndërkufitar për të mbrojtur të drejtat legjitime të qytetarëve kinezë falë një operacioni të kryer në përputhje me ligjet Mandarin dhe Thai, rregulloret ndërkombëtare dhe praktikat e vendosura.

 

Shkurtimisht, një shembull i bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy kombeve për të adresuar aktivitetet kriminale transnacionale.

 

Një zyrtar i lartë i ministrisë - raportoi agjencia e lajmeev Shinhua (Xinhua) - tha se njerëzit e riatdhesuar ishin mashtruar nga organizatat kriminale për të kaluar kufirin ilegalisht, duke përfunduar përfundimisht të bllokuar në Tajlandë”.

 

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se ndjen keqardhje të thellë për transferimin e detyruar të rreth 40 ujgurëve nga autoritetet tajlandeze.

 

Kjo është një shkelje e qartë e parimit të mos-kthimit dhe detyrimeve të Qeverisë Mbretërore Tajlandeze sipas ligjit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë zv/komisioneri i Lartë për Mbrojtjen, z. Ruvendrini Menikdiwela.

 

Transferimi i Tajlandës i të burgosurve ujgurë në Kinë është një shkelje flagrante e detyrimeve të Tajlandës sipas ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar”, tha znj. Illein Piërsoun (Elaine Pearson), drejtoresha e Azisë në organizatën “Human Rights Watch”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page