top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINË: AUTOBUSI I SHKOLLËS U PËRPLAS NË TURMË | TË PAKTËN 11 TË VDEKUR: MES TYRE EDHE NXËNËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Pekin, Kinë | Një autobus shkolle përplasi këmbësorët në një qytet kinez për një arsye të panjohur, duke vrarë të paktën 11 persona, duke përfshirë pesë studentë, raportoi media shtetërore kineze, përfshirë transmetuesin shtetëror CCTV.

 

Tragjedia ngjau pranë një porte shkolle në qytetin Tai'an, rreth 400 kilometra në juglindje të Pekinit, në provincën Shandong (në lindje).

 

Agjencia zyrtare e lajmeve “New China News” raportoi nga ana e saj se aksidenti ndodhi pak para orës 06:30 (ora lokale; 02:30 me orën shqiptare), kur automjeti goditi nxënësit dhe prindërit në një trotuar ngjitur me portën e shkollës.

 

Për momentin janë numëruar 11 të vdekur, gjashtë prindër dhe pesë nxënës”, raporton CCTV, duke shtuar se edhe një person është në gjendje kritike. Shumë institucione arsimore po rifillojnë funksionimin e tyre këtë javë në Kinë.

 

Fotot e ngarkuara në faqet e mediave sociale kineze tregojnë studentë të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak, me të rritur të gjunjëzuar pranë tyre, me sa duket duke u përpjekur t'u japin ndihmën e parë.


Autobusi i paraqitur në pamjet e ekranit mund të transportojë deri në 52 persona.

 

Shoferi u arrestua nga policia dhe po hetohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit fatal, sipas televizionit shtetëror.

 

Aksidentet fatale të trafikut janë të zakonshme në Kinë, për shkak të shkeljeve të shumta të kodit të qarkullimit rrugor dhe plogështisë së autoriteteve në zbatimin e tij.

 

Në muajin korrik, një makinë përplasi këmbësorët në qytetin qendror të Çangshait (Changsha), duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page