top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI PRODHUESI NR. 2 I LITIUMIT NË BOTË PO PËRZGJEDH KOMPANI TË HUAJA PËR NXJERRJEN E LITIUMIT NË ATAKAMË (ATACAMA) | RIO TINTO DHE KOMPANIA KINEZE E AUTOMJETEVE ELEKTRIKE BYD JANË NË GARË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Santiago, Kili | Qeveria e Kilit ka reduktuar në gjashtë - nga 12 - numrin e kompanive ndërkombëtare që do të vazhdojnë në procesin e përzgjedhjes për të marrë koncesionin e përbashkët me shtetin për kërkimin e litiumit në rajonin Atakamës (Atacama).

 

Kjo është bërë e ditur nga kompania shtetërore e minierave Enami, duke theksuar se të përzgjedhurit përfshijnë gjigantin anglo-australian Rio Tinto dhe kompaninë më të madhe të automjeteve elektrike në botë, kineze BYD.

 

Lista e të pranuarve në fazën tjetër përfshin kompaninë franceze të minierave Eramet, e cila tashmë ka koncesione minerare në vend, si dhe koreano-jugorët Lg Energy dhe Posco dhe kinezeja Cngr Advanced Material.

 

Në muajin maj, Enami filloi kërkimin për një partner të aftë për të garantuar mbështetje financiare ose mbështetje operacionale për të filluar nxjerrjen në zona të reja në kënetat kiliane të Altoandinos.

 

Rajoni verior i Atakamës (Atacama) është një nga zonat ku qeveria kiliane synon të nxisë prodhimin në bashkëpunim me sektorin privat.

 

Parashikimi është që Enami të nisë negociatat me grupin e kompanive deri në arritjen e zgjedhjes përfundimtare të kompanisë me të cilën do të zyrtarizojë partneritetin, deri në muajin mars të vitit 2025.

 

Kili është prodhuesi i dytë më i madh i litiumit në botë, pas Australisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page