KILI DHE PESË VENDE TË AMERIKËS SË JUGUT NËNSHKRUAN “KOMPROMISIN E SANTIAGOS” PËR TË LUFTUAR MAFIEN (KRIMIN E ORGANIZUAR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29
- 1 min read
Santiago, Kili | Kili, Argjentina, Peruja, Ekuadori dhe Bolivia kanë nënshkruar “Kompromisin e Santiagos”, një marrëveshje rajonale për të forcuar bashkëpunimin kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Marrëveshja, e nënshkruar nga ministrat e jashtëm dhe zyrtarët e sigurisë nga pesë vendet, synon të koordinojë Inteligjencën, kontrollin kufitar dhe luftën kundër flukseve të paligjshme financiare.
Samiti u hap nga Presidenti kilian Jose Antonio Kast, i cili e përcaktoi krimin e organizuar si një kërcënim të aftë për të nënshtruar lagjet dhe për të korruptuar institucionet.
Ministri i Jashtëm kilian, Fransisko (Francisco) Perez Makena (Mackenna), theksoi se përpjekjet kombëtare nuk janë më të mjaftueshme përballë organizatave kriminale me aktivitete ndërkufitare.
Marrëveshja parashikon krijimin e një grupi të përbashkët pune dhe një shqyrtim të gjetjeve të tij brenda 180 ditëve.
Prioritetet përfshijnë shkëmbimin e informacionit midis agjencive të inteligjencës, policisë dhe prokurorëve, koordinimin kufitar dhe forcimin e mekanizmave rajonalë të reagimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments