top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KILI DENONCON SE ARGJENTINA I KA SHTYRË KUFIRIN SHTETËROR ME 3 METRA NË TIERRA DEL FUEGO | FILLUAN PËRPLASJET DIPLOMATIKE.

Kili | Një pushtim prej tre metrash brenda kufirit kilian në Tierra del Fuego nga instalimet e Forcave të Armatosura Argjentinase po gjeneron një mosmarrëveshje diplomatike midis dy vendeve fqinje për një zonë që konsiderohet strategjike nga të dyja.

 

Origjina e mosmarrëveshjes ishte vendimi i Marinës Argjentinase për të përmirësuar infrastrukturën e një poste kufitare, Postës së Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Tranzitit Detar të quajtur “Hito 1”, e Magelanit, në ngushticën me të njëjtin emër.

 

Sipas autoriteteve kiliane, instalimi i paneleve diellore për furnizimin me energji të postës do të kishte tejkaluar në fakt vijën kufitare me tre metra, një gabim që u njoh nga pala argjentinase.

 

Një gardh u përdor si referencë që nuk ishte saktësisht kufiri, kishte një gabim”, pranoi ambasadori argjentinas në Kili, Jorge Faurie.

 

Përfaqësuesi argjentinas e minimizoi më pas këtë çështje. “Nuk është një punë e madhe”, tha ai.

 

Panelet do të hiqen sapo ta lejojnë kushtet atmosferike”, ka shtuar ai, duke saktësuar se kjo do të ndodhë me fillimin e verës jugore, jo më parë se gjashtë muaj.

 

Autoritetet kiliane kanë kërkuar nga Buenos Aires që gabimi të korrigjohet sa më shpejt të jetë e mundur.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page