Kiev, Ukrainë | Në 24 orët e fundit, forcat ruse sulmuan pozicionet, qytetet dhe fshatrat e Ukrainës 2200 herë: tha z. Andri (Andriy) Kovaliov, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, i cituar nga enti mediatik Ukrinform.
“Okupatorët rusë kryen tre sulme me raketa kundër pozicioneve të trupave ukrainase dhe zonave të populluara duke përdorur 8 raketa, 62 sulme ajrore, duke përfshirë 56 bomba ajrore të drejtuara, kryen 2200 sulme, përfshirë 128 me përdorimin e sistemeve raketore”, tha ai, duke shtuar se ushtria e Kremlinit humbi 1290 ushtarë gjatë ditës së kaluar, duke sjellë humbjet totale në rreth 512420.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit