KIEVI MIRATOI PROPOZIMIN E ARMËPUSHIMIT 30-DITOR | SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO; NDIHMA E SHBA-ës PËR UKRAINËN RIFILLON; TOPI TANI ËSHTË NË FUSHËN E RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 11
- 1 min read

Xhedah (Jeddah), Arabia Saudite | Ukraina mbështet propozimin e ShBA-ës për armëpushim 30-ditor në luftë me Rusinë.
Kështu bëhet e ditur në një deklaratë të përbashkët nga takimi i dy delegacioneve në Xhedah.
ShBA-ës do të heqë menjëherë pezullimin e ndihmës për Ukrainën, duke përfshirë ndarjen e inteligjencës, vazhdoi deklarata e përbashkët, duke shtuar se ShBA-ës dhe Ukraina gjithashtu ranë dakord të përfundojnë marrëveshjen për mineralet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Topi për një armëpushim në Ukrainë është tani në fushën e Rusisë”.
Sekretari amerikan i shtetit Marko (Marco) Rubio e tha këtë në Jeddah.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments