KATARI-EGJIPTI-SHBA-ja: HAMASI DHE IZRAELI TË PRANOJNË MARRËVESHJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2024
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Pas bisedimeve të sekretarit të Shtetit Entëni (Anthony) Blinken me zyrtarë nga vende të ndryshme, Katari, SHBA dhe Egjipti lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ftuan Hamasin dhe Izraelin të arrijnë marrëveshje përfundimtare mbi parimet e prezantuara mbrëmë nga presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden).
“Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Katari theksojnë se parimet e paraqitura nga presidenti Baidn (Biden) do të sjellin lehtësim të menjëhershëm si për banorët e Gazës, ashtu edhe për të rrëmbyerit dhe familjet e tyre.
Marrëveshja ofron një udhërrëfyes për një armëpushim të përhershëm dhe një fund të krizës”, thuhet në deklaratën e raportuar nga enti mediatik (Ynet).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































