Berlin, Gjermani | “Policia gjermane ka paralajmëruar që nëse hasin në katër burra në autostop, mos t’i marrin, sepse sipas saj raportohet të kenë ikur nga një spital psikiatrik”, shkruan enti mediatik RTL.
Të shtunën (17 gusht 2024) rreth orës 21:00, katër burrat arritën të arratiseshin nga spitali i qarkut Lerchenhaid.
Mes tyre edhe një shqiptar nga Kosova, me moshë 27 vjeç.
Sipas policisë, mësohet se ata kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të klinikës ku ishin shtruar si pacientë.
“Të burgosurit më pas mundën të arratiseshin drejt Alburgut. Ata janë të moshave janë 31, 27, 28 vjeç”, thanë zyrtarët policorë.
Sa të rrezikshëm janë katër ata? “Dy nga ata ishin në klinikë për drogë dhe dy për vjedhje”, tha një zëdhënës i policisë.
Shqiptari nga Kosova quhet Zeqir Beqiri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments