top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KATËR VETA TË PLAGOSUR ME THIKË NË DUBLIN: NJË I ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9
  • 1 min read

Dublin, Iralandë | Disa veta janë goditur me thikë në Dublin, ku policia ka arrestuar një person.

 

Mediat lokale raportuan, ndërsa policia irlandeze tha se nuk kishte asnjë arsye për të besuar se goditjet e sotme me thikë në rrugët e Dublinit ishin një akt terrorizmi”, sipas Irish Times.

 

Të paktën katër veta u plagosën në lagjen Stoneybatter nga njeriu që më pas u arrestua në sheshin Manor nga disa oficerë, të cilët, u hodhën mbi të nga makinat e tyre, duke e bllokuar atë.

 

I arrestuari vazhdoi të bërtiste që ta linin të qetë. Ai ishte i tmerruar, sikur nuk e priste që ta ndalonin”, tha për gazetën një dëshmitar i arrestimit.

 

Ende nuk dihet asgjë për të.

Policia tha se rreziku për popullatën kishte pushuar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page