KARAÇI; PAKISTAN: TË PAKTËN 8 TË VDEKUR NGA SHEMBJA E NJË NDËRTESE | RRETH 100 PERSONA JETONIN NË NDËRTESË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Karaçi, Pakistan | Të paktën tetë veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një ndërtesë banimi u shemb dje në Karaçi, në qytetin më të madh të Pakistanit, ndërsa të tjerë janë ende të varrosur nën rrënoja.
Incidenti ndodhi në lagjen Liari (Lyari).
Një zyrtar i lartë i policisë lokale i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se ndërtesa ishte shtëpia e rreth 100 personave dhe ishte bërë rrënojë.
Kërkimi për të mbijetuarit vazhdoi deri vonë natën, me anëtarët e familjeve të mbledhura pranë vendit, duke pritur lajme.
Fotot e agjencisë së lajmeve “AFP” treguan ndërtesën të shkatërruar plotësisht ndërsa ekipet e shpëtimit dhe automjetet kërkonin nëpër rrënoja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments