top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KANDIDATI REPUBLIKAN PËR PRESIDENT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBËSHTETI SOT NJË AMENDAMENT PËR LEGALIZIMIN E KANABISIT REKREATIV PËR TË RRITURIT NË SHTETIN E FLORIDËS.

Uashington, Amerikë | Çështja është me interes të veçantë për votuesit e rinj, pasi një shumicë e madhe e njerëzve nën moshën 50 vjeç duan të legalizojnë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative.

 

Kandidati republikan për president Dannlld Tramp (Donald Trump) mbështeti sot një amendament për legalizimin e kanabisit rekreativ për të rriturit në shtetin e tij të Floridës.

 

Një referendum për këtë çështje është planifikuar të mbahet në Florida në muajin nëntor, në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale.

 

Është e zakonshme në SHBA që votuesit të votojnë në zgjedhjet kombëtare dhe shumë çështje të tjera lokale në të njëjtën kohë.

 

Çështja është me interes të veçantë për votuesit e rinj, pasi një shumicë e madhe e njerëzve nën moshën 50 vjeç duan të legalizojnë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative.

 

Në Florida, si shumë shtete të tjera që e kanë legalizuar tashmë, një sasi marihuane për përdorim personal do të legalizohet për të rriturit”, tha z. Tramp (Trump), në rrjetin social virtual “E Vërteta” (Truth).

 

Askush nuk duhet të kriminalizohet në Florida për atë që është e ligjshme në shumë shtete të tjera.


Ne nuk kemi nevojë të humbim jetë dhe të shpërdorojmë paratë e taksapaguesve duke arrestuar të rritur për posedim të sasive të marijuanës për përdorim vetjak”, shtoi ai.

 

Megjithatë, ai bëri thirrje për ligje kundër përdorimit të kanabisit në vende publike në mënyrë që të mos e nuhasim atë kudo, si në shumë qytete të qeverisura nga demokratët.

 

Gjatë fushatës së tij fitimtare zgjedhore të vitit 2016, z. Tramp (Trump) mbajti një qëndrim lejues për çështjen e përdorimit të kanabisit, duke thënë se ai do t'i linte qeveritë lokale të trajtonin këtë çështje.

 

Me marrjen e detyrës në vitin 2017, ai mori një qëndrim më të nuancuar për këtë çështje dhe mbështeti qëndrimet e ashpra të prokurorit të Përgjithshëm Xhef Seshns (Jeff Sessions) për zbatimin e ligjit.

 

Në vitin 2018, z. Tramp (Trump) tërhoqi politikën federale të butësisë të zbatuar nga administrata demokrate e ish-presidentit Bërek Oubemë (Barack Obama) në lidhje me legalizimin e kanabisit për përdorim rekreativ, duke u dhënë prokurorëve liri të plotë për të ndjekur penalisht siç dëshironin zotërimin vetjak të kanabisit. Megjithatë, shumica e prokurorëve nuk kanë ndjekur penalisht raste të tilla.

 

Edhe pse tre të katërtat e amerikanëve tani jetojnë në shtete ku përdorimi i kanabisit është i ligjshëm, ai nuk është ende i ligjshëm në nivel federal.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page