Uashington, Amerikë | “Vendet europiane duhet të paguajnë një pjesë më të madhe të kostove të luftës në Ukrainë”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i fushatës së z. Danlld Tramp (Donald Trump), për zgjedhjet presidenciale të Partisë Republikane 2024, Stefn Çeng (Stephen Cheng).
“Presidenti Tramp (Trump) ka deklaruar vazhdimisht se prioriteti kryesor i mandatit të tij të dytë do të jetë të bihet dakord për përfundimin e luftës ruso-ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një shënim të dërguar nga z. Çeng (Cheng), për Zërin e Amerikës.
Presidenti Tramp (Trump) beson se vendet evropiane duhet të paguajnë një pjesë më të madhe të kostove të lidhura me konfliktin, sepse Shtetet e Bashkuara kanë paguar shumë më tepër, gjë që është e padrejtë për taksapaguesit amerikanë.
Mesazhi thekson gjithashtu se z. Tramp (Trump) do të bëjë gjithçka që duhet për të rivendosur paqen dhe rivendosjen e forcës dhe frenimit amerikan në skenën botërore.
“Ai është i vetmi person që mund ta bëjë këtë. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Donald J. Trump do të ishte president. Sa e trishtueshme”, përfundon mesazhi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments